Big Basta zbulon sekretin e martesës, ja si i përgjigjet Vesa Luma (Foto)
Ata kanë edhe një djalë së bashku që i ka zbukuruar jetën mami Vesës dhe babi Gerit. Në postimin e fundit që Big Basta ka bërë në Facebook, tregon një sekret për martesën e tij me vajzën nga Kosova. Ai shkruan se ndodhet në Prishtinë dhe se koha është e freskët. Deri këtu nuk ka asgjë për t’u habitur.
Me tej Big Basta shkruan se kjo është arsyeja pse zgjodhi gjysmën e tij nga Kosova, që martesa e tyre të ishte gjithmonë e freskët. Poshtë statusit të reperit, ka ardhur edhe komenti i Vesës, ku i ka shkruar thjesht “hahahaha”.




