Big Mama prek me fjalët pas humbjes së nënës

Big Mama prek me fjalët pas humbjes së nënës

Vetëm dy ditë pasi humbi njeriun e saj më të shtrenjtë, nënën, Big Mama, ka thyer heshtjen me një mesazh tejet prekës për hmbjen e nënës.

Përmes një fotografie ku shfaqet duke e puthur nënën në ballë, Big Mama ka shprehur dhimbjen e madhe për këtë humbje që ndodhi pikërisht në natën e festës së shenjtë të Bajramit.

“Bajrami s’ka më kuptim për mua… Sepse sot nuk kam më as nënë, as babë… Ti ike tek babi… dhe më latë në një boshllëk që s’mbushet kurrë”, shkruan këngëtarja mes lotësh, duke kujtuar se tashmë ka mbetur vetëm me kujtimet e dy prindërve të saj, raporton Prive.al, transmeton Periskopi.

Big Mama e mbyll dedikimin me lutje: “Zemra më dhemb pafund pa ju… Allahu ju mëshiroftë. Inshallah Zoti ju ka bashkuar në Xhenet”./Periskopi

Shpërndaje në: