Bilal Shehu që mundësoi foton e Edi Ramës me Barack Obamën është dënuar me burg
Nga Thomas Moriarty
Një qytetar është dënuar me 1 vit burgim pasi pranoi se kishte kontribuuar me 80 mijë Dollarë donacion të huaj në vitin 2012 për fushatën e Barack Obamës për të ndihmuar një politikan shqiptar që të merrte pjesë në një aktivitet të fushatës.
Bilal Shehu, më herët kishte pranuar fajësinë në gjykatë se kishte bërë me vetëdije dhe qëllimisht një kontribut të huaj.
Ngjarja ndodhi kur Bilal Shehu dhe Edi Rama, kreu i PS dhe tani Kryeministër i Shqipërisë, u paraqitën në fuahatën e Obamës në San Francisco në tetor 2012.
Prokurorët thanë se Rama u refuzua që të lejohej në aktivitet, por mundi që të fotografohej me presidentin.
Në qershor të 2013, një republikane amerikane kërkoi që të hetohej vizita e Bilal Shehut dhe Edi Ramës në fushatën e mbledhjes së fondeve.
Ajo shtroi pyetjen se si Bilal Shehu, i identifikuar si një shofer limuzine, mund të kishte siguruar bileta që kushtojnë 40 mijë Dollarë secila. Prokurorët më vonë deklaruan se Shehu kishte pranuar një tranfsertë parash prej 80 mijë Dollarë për të paguar biletat. Avokatët e Shehut, Alan Abramsom dhe Eric Breslin thanë se klienti i tyre është një “njeri i nderuar që ka bërë një gabim të tmerrshëm”.




