Bilall Sherifi: Kushtetuesja t’i kërkojë falje Pacollit
Bilall Sherifi thotë se Gjykata Kushtetuese duhet t’i kërkojë falje Behgjet Pacollit pasi për rastin e njëjtë me Thaçin, e kishte rrëzuar atë nga pozita e Presidentit.
Ai thotë:
Ky aktgjykim praktikisht suspendon aktgjykimin apo heq nga fuqia aktgjykimin e mëparshëm që kishte të bëjë me rastin Pacolli. Dhe sipas kësaj, i bie që Gjykata Kushtetuese nuk ka vendosë me parametra të njëjtë si në rastin Pacolli si në rastin Thaçi dhe në mënyrë të tërthortë i bie që tani Gjykata Kushtetuese fuqizon një president me argumentet me të cilat para pesë viteve e kishte rrëzuar një tjetër. Ata duhet së pari t’i kërkojnë falje Pacollit, presidentit të zgjedhur para pesë vitesh që e kanë rrëzuar në mënyrë jokushtetuese dhe tem më pas të legjitimojnë një president të ri siç është zoti Thaçi.



