Biletat online, shtrenjëtimi, rivaliteti me Shqipërinë, forcimi i ligës – Intervista e FFK me Periskopin
Pas paqartësive të mëdha që po qarkullojnë nëpër mediat tona rreth kombëtares së Kosovës, Periskopi zhvilloi një intervistë ekskluzive me zëdhëndësin e FFK, Fadil Berisha.
Ky i fundit sqaroi gjithçka në lidhjet me pyetjet tona, duke bërë gjërat e qarta për kosovarët.
Se a do jenë gati biletat online për ndeshjen ndaj Azerbajxhanit, si e shikon Berisha çmimin e biletave, të cilat janë më të lirat nga gjitha kombëtaren e tjera, po rivaliteti me Shqipërinë për të marrë lojtarët kur do përfundojë.
Më poshtë i gjeni përgjigjet nga intervista e Periskopi me Fadil Berishen:
Periskopi: Federata e Futbollit të Kosovës [FFK] ka premtuar se prej ndeshjes tjetër që do të luhet në stadiumin Fadil Vokrri kundër Azerbajxhanit, biletat do të shiten online. Si po shkon ky proces, dhe a mund të jepni ndonjë detaj mbi këtë proces?
Berisha: Sistemi online i shitjes së biletave është i kushtueshëm dhe do kohë, por FFK-ja ka nënshkruar kontratë me TEB Bankën për sponsorizim e me këtë ata kanë premtuar shitjen online të biletave meqë e kanë sistemin e tillë. Po punohet shumë në këtë drejtim që në ndeshjen me Azerbajxhanin, shikuesit të mund të i blejnë online.
Periskopi: A pritet të ketë shtrenjtim të biletave – marrë parasysh interesimin e madh të tifozëve?
Berisha: Vërtet biletat janë tepër lirë, por FFK-ja ka parasysh edhe xhepin e adhuruesve, por gjithsesi do të mendohet edhe për këtë gjë, meqë në një ndeshje kampionale një biletë shitet 3 e më shumë euro.
Periskopi: Komentatorët e futbollit janë bërë konfuz në lidhje me cilësimin e kombëtares, me disa që e quajnë kombëtare dhe të tjerë që e quajnë përfaqësuese. Si i referohet kombëtares FFK-ja?
Berisha: Shikoni edhe njëra dhe tjetra janë shqip, por nëse themi në gjuhën angleze “National Team” i bie se ekipi kombëtar dhe ne tash e sa kohë e quajmë Ekipi kombëtar. Ndërsa nëse themi Përfaqësuese e ka domethënien “Reprezentacioni” dhe në dokumentet e UEFA-s e FIFA-s e kemi “National Team”.
Periskopi: Aktualisht liga kombëtare ka shënuar ngritje të vogël në ranglistën e UEFA-s, por mbetet shumë poshtë pritjeve. A ka federata ndonjë plan për të forcuar cilësinë në ligë – apo i lë gjërat të rrjedhin vetë?
Berisha: Keni të drejtë, por klubet po ballafaqohen me vështirësi të mëdha financiare dhe probleme tjera e FFK-ja për këtë i ka liruar nga kotizimet, por kjo nuk është e vetmja ndihmë, në mënyrë që klubet ta rrisin organizimin dhe cilësinë e ekipit e me këtë do të rritet edhe cilësia e Ligës. Po besojmë që do të ndodhë kjo gjë gradualisht.
Periskopi: Kastriot Dërmaku së fundi zgjodhi Shqipërinë dhe jo Kosovën. Ardian Ismajli, i Kosovës U-21 përflitet se mund të zgjedh Shqipërinë duke e lënë Kosovën. Si e komenton FFK-ja rivalitetin me Shqipërinë, dhe a ka një plan për t’i dhënë fund një gjëje të tillë?
Berisha: FFK-ja gjithmonë ka qenë e qartë sa u përket futbollistëve që luajnë nëpër klube evropiane se ata mund të zgjedhin se për cilën Kombëtare të cilit shtet do të luajnë. Por, siç ka thënë edhe përzgjedhësi Challendes futbollistët duhet të jenë të vendosur se për kë do të luajnë dhe Kosovën të mos e konsiderojnë si Kombëtare rezervë. Sa i përket Dërmakut, ka qenë zgjedhja e tij, ndërsa Ardian Ismajli është i Kombëtares së Kosovës dhe gjërat janë të qarta. /PERISKOPI/



