Bilic paralajmëron Chelsean: Ende s’e ke fituar titullin
Skuadra e Antonio Contes udhëheq me 10-të pikë më tepër se ndjekësi i parë, derisa kanë mbetur edhe 12 ndeshje për t’u zhvilluar, transmeton Koha.net.
Një fitore e mundshme ndaj rivalit lokal West Hamit të hënën do ta çonte edhe më afër titullit.
“Jam i befasuar se sa të mirë kanë qenë. Prisja që ai te ketë ndikim të madh, siç e kishte të Juventusi. E kam shikuar Juventusin mjaft shumë, dhe po studioja lojën e tij. Pres që të bëjë punë të madhe në aspekt afatgjatë dhe jam i befasuar se është në krye me dhjetë pikë diferencë. Por, lufta për titull është ende e hapur. Janë edhe shumë pikë. Nëse rrëshqasin, gjë që mund të ndodhë në secilën ndeshje, ekipet e tjera duhet të jenë gati”, është shprehur Biliq, raporton Goal.



