Bill Clinton s’ia heq sytë Ariana Grandes në funeralin e Aretha Franklin (Foto/Video)
Kur këndon Ariana Grande, e gjithë Amerika e dëgjon, por unë a duhet ta shikoj?
Kështu nis një artikull lidhur me disa momente të ish- presidentit amerikan Bill Clinton në funeralin e Aretha Franklin, shkruan Periskopi.
Fotografitë dhe pamjet e publikuara tregojnë një vëmendje të tepërt të Clinton në lëvizjet e Grandes e cila po performonte një nga këngët ikonike të Franklin, ‘(You make me feel) Like a natural woman’.
Kujtojmë se ish-presidenti Klinton shpesh është në qendër të mediave rozë, për këtë arsye. I gjithë shtypi amerikan kishte shkruar për mënyrën se si ai shikonte vajzën e presidentit Trump, Ivankan, kur Donald Trump ishte zgjedhur president.
Këtij fokusi Klinton nuk i shpëton asnjëherë, kur dihet se bashkë me presidencën e tij, do të mbahet mend përgjithmonë edhe per skandalin seksual me Monika Leëynskin në Shtëpinë e Bardhë./Periskopi/
https://www.youtube.com/watch?v=I5vuG3ZBtNM







