I biri e transporton Presidentin Thaçi drejt Drenicës (Foto)
Këtë dielë, president i Kosovës Hashim Thaçi, bashkë me të birin e tij kanë shkuar për vizitë në Drenicë.
Përmes një fotografie të publikuar në Facebook, presidenti ka komentuar kështu: “Sot në Drenicë.”, shkruan Periskopi.
Në fotografinë e publikuar, i biri i tij shihet duke i dhënë veturës, derisa presidenti është i ulur në sediljen e përparme.
Ndryshe, presidenti ka një takim të caktuar nesër në ora 08:00 me të gjitha partitë politike në Kosovë për të biseduar rreth formimit të Qeverisë së re.
Nuk dihet nëse të gjitha partitë do të marrin pjesë. /Periskopi/




