Biseda politike e Shpejtim Bulliqit me një 12 vjeçare: Komentuesja e dërgon kryetarin e Llapit në ‘Çakorr’
Tash e disa muaj, qytetarët e Podujevës po provojnë shijen e pushtetit të Shpejtim Bulliqit dhe Vetëvendosjes në komunën e tyre. Por, duket që ‘afërsia’ e Bulliqit me popullin llapjan nuk po vlerësohet sa duhet nga vetë ky popull.
Bulliqi la pozitën e kryetarit të Komisionit qeveritar për Korrigjimin e Shenjimit të Kufirit me Malin e Zi për t’u bërë kryetar i Podujevës.
Ai la luftën e tij për Çakorrin, Zhlebin e Bjelluhën për të udhëhequr me komunën e tij ku dikur kishte qenë edhe drejtor komunal i Arsimit.
Së fundi, në një intervistë interesante, z. Bulliqi tregoi se si një vajzë e vogël 12 vjeçare e vlerësoi për modestinë e tij dhe mungesën e truprojeve.
“Ishim para ca dite në QKMF dhe mbasi mbaruam punë, një vajzë 12 vjeçare po më përshëndet dhe gjatë bisedës më tha “kryetar ku i ke truprojet?” I thashë: “S’kam nevojë për truproje se qytetarët më kanë zgjedhur. S’kam nevojë me u ruajt prej qytetarëve të mi.”” – ka treguar z. Bulliqi.
Por, kjo bisedë politike me një vajzë të vogël 12 vjeçare nuk është parë me shumë simpati nga lexuesit e Periskopit.
Njëra prej tyre në veçanti e ka potencuar qartë problemin e kësaj vetë-mburrjeje të z. Bulliqi duke përdorur komentet e një vajze të mitur:
“Mirë po tregon. Një fëmijë 12 vjeçare me ba biseda politike me kryetarin në vend se me bisedu për shkollë e me i dhanë këshilla si profesor për mësime – ti ke babisedë për politikë. Kjo nuk është mburrje por është mangësi. Me një fëmijë nuk flitet rreth truprojave, as rreth politikës. Kush të ka zgjedhë e kush jo.” – ka shkruar komentuesja.

Por, kishte edhe qindra komente të tjera të cilat nuk e përkrahnin një mburrje të tillë nga z. Bulliqi dhe që thonin se as kryetarët e tjerë të komunave në Kosovë nuk kishin truproje si dhe ishin zgjedhur nga qytetarët. /Periskopi



