Biseda me Valverden, përshëndetja me lojtarët… si shkojë dita e fundit e Neymarit te Barca

Biseda me Valverden, përshëndetja me lojtarët… si shkojë dita e fundit e Neymarit te Barca

Media e afërt me Barcelonën, ‘Sport.es’, ka përshkruar në mënyrën kronologjike vizitën e Neymarit në qendrën stërvitore të skuadrës katalne.

Braziliani ishte lojtari i fundit që shkoi në qendrën stërvitore te Barcelonës, dhe gjëja e parë që bëri, ishte takimi me trajnerin Ernesto Valverde, për ta njoftuar atë të parin që po largohet nga klubi.

Tutje ‘Sport.es’ njofton se trajneri i dha lejen për t’u larguar nga skuadra, derisa e ardhmja e tij të zgjidhet.

nej

 

Pas takimit me Valverden, Neymar ka shkuar në dhomën e zhveshjes për t’u dhënë lamtumirën shokëve të skuadrës.

Bëhet e ditur se Neymar nuk ka pasur asnjë lloje bisede me shokët e skuadrës, por vetëm iu ka dhënë nga një përqafim duke lënë të kuptohet se Barcelona mbetet e kaluara për të, për të nisur një epokë të re te PSG.

mar

Shpërndaje në: