“Bishtat e Peshkaqenit” shpëtojnë trenin e aksidentuar nga rënia në ujë (Foto)

“Bishtat e Peshkaqenit” shpëtojnë trenin e aksidentuar nga rënia në ujë (Foto)

Një vozitës treni në Holandë ka arritur të shpëtojë me shumë fat falë një instalacioni të artit të vendosur në vendin e duhur.

Një tren metroje në Spijkenisse, afër Rotterdamit, u përplas në barrierë pak para mesnatës së ditës së djeshme (e diele).

Por, në vend se të binte 10 metra poshtë në ujë, trenu mbeti i kapur dramatikisht në ajër, raporton BBC, përkthen Periskopi.

Ai përfundoi i kapur në mënyrë delikate nga një skulpturë gjigante e një peshkaqeni në stacionin e trenit De Akkers.

“Po mundohemi që të vendosim se si ta ulim trenin opshtë në një formë të kujdesshme e të kontrolluar,” tha një zyrtar për rrjetin kabllor nacional holandez NOS gjatë ditës së sotme.

Ngasësi, emri i të cilit nuk është bërë i ditur, mundi të ikte nga treni bosh vetë. Ai u dërgua në spital për kontroll dhe nuk besohet të ketë vuajtur ndonjë lëndim të rëndë.

Skulptura, e titulluar “Bishtat e Peshkaqenit”, është vepra e në arkitekti dhe artisti të quajtur Maarten Struijs, dhe ishte vendosur aty në vitin 2002.

Z.Struijs tha për NOS se ishte i befasuar që struktura nuk ishte thyer. /Periskopi

Shpërndaje në: