Bislim Zogaj i PDK-së: Vendi në bllokadë, zgjedhjet opsion real

Bislim Zogaj i PDK-së: Vendi në bllokadë, zgjedhjet opsion real

Deputeti Zogaj në emisionin ‘Fakt Plus’ me Leotrim Berishën, e ka bërë përgjegjëse edhe opozitën për ngecjet në dy vitet e fundit. Ai ka paralajmëruar se nëse qeveria nuk ndryshon qasjen e veprimit, zgjedhjet e parakohshme janë të pashmangshme.

Sa i përket zgjedhjeve në komunën e Drenasit, Zogaj thotë se kësaj radhe PDK do të dalë edhe më mirë se në zgjedhjet e kaluara. Ai shprehet i sigurt se kandidati i PDK-së, Ramiz Lladrovdi do të fitoj pa balotazh dhe me përqindje të lartë.

Në këtë intervistë ai ka komentuar edhe zgjatjen e paraburgimit për ish deputetin Azem Syla. Ai thotë se ka qenë njëri nga njerëzit më të afërt të tij dhe se ish komandanti i Shtabit të Përgjithshëm të UCK-së, e ka merituar t’i ngritët një lapidar për së gjalli.

Si anëtar i Komisionit për Integrimeve Evropiane, Zogaj ka thënë se ende nuk janë humbur afatet qe liberalizimi i vizave të ndodhë në fundvit. Megjithatë ka thënë se pa ratifikim të demarkacionit nuk mund të ecët përpara.

Shpërndaje në: