Bizare: E dashura keqtrajton dhe e rrëzon të dashurin duke dashur t’ia çelë telefonin (Video)
Momenti bizar ku shihet një grua derisa e rrëzon një burrë duke provuar t’ia zhbllokonte telefonin duke e përdorur identifikimin përmes fytyrës është bërë virale në internet.
Pamjet tregojnë një burrë dhe një grua të ulur në një ulëse parku para se kjo e fundit të provojë t’ia vendos telefonin para fytyrës.
Burri, që mendohet se ishte i dashuri i saj, largohet nga rruga dhe mundohet ta mbrojë fytyrën, që e ndalon telefonin së zhbllokuari, shkruan The Mirror, përkthen Periskopi.
Ai më pas qëndron, dhe vazhdon duke e kapur me të dy duart fytyrën e tij. Gruaja, megjithatë, ngulmon.

Ajo vazhdon ta ndjekë rreth asaj zone, dhe në një moment i kërcen në shpinë.
Më pas çifti shihet deri sa përballet me njëri tjetrin, me gruan që mban telefonin derisa burri e largon fytyrën.



