BIZARE: Trump pyetet për ‘zotimin’, ia merr fjalën Melania, por ai si fëmijë flet për ‘dëshirat e ditëlindjes’

BIZARE: Trump pyetet për ‘zotimin’, ia merr fjalën Melania, por ai si fëmijë flet për ‘dëshirat e ditëlindjes’

“Cili është zotimi juaj për vitin e Ri?” është një pyetje standarde [e cila, mund të përkthehet edhe si qëllimi që i shtroni vetes], që shtrohet në ndejat e fund-vitit.

Por, presidenti amerikan Donald Trump as në këtë pyetje duket se nuk ka një përgjigje të zakonshme.

Atij i mori fjalën Zonja e Parë e ShBA-ve, Melania Trump, e cila thjesht deklaroi “Paqe në botë”, përcjell Periskopi.

Natyrisht, presidenti Trump nuk mund ta linte rastin pa thënë diçka dhe kësisoj shtoi: “Paqja është në rregull [të dëshirohet], por më duket se nuk iu lejohet që ta thoni [dëshirën] me zë të lartë, OK.”

Më pas, presidenti amerikan vazhdoi:

“Kështu që, nuk dua të them se cila është dëshira ime sepse kjo sjell ters, në rregull? Por mund t’iu them se kishim një dëshirë të mirë, dhe se ajo dëshirë është dëshirë për vendin tonë.”

Duket se z.Trump po përziente zotimin që bëjnë njerëzit për Vitin e Ri [si p.sh. zotimi i dikujt për të lënë duhanin] me dëshirimet për ditëlindje, të cilat sipas besëtytnisë, duhet të mbahen sekret. Zotimi [qëllim ose kurs veprimesh që do të ndërmerrni] është i ndryshëm nga dëshirimi i diçkaje.

Dhe si president amerikan, ai pa dyshim se ka fuqinë që të kontribuojë në “paqen në botë” dhe të bëj diçka të mirë për vendin. /Periskopi

Shpërndaje në: