Bjordi ‘e parandjeu’ fundin tragjik të Adelës, ja çfarë bisedonin kur ishin të lidhur (Video)

Bjordi ‘e parandjeu’ fundin tragjik të Adelës, ja çfarë bisedonin kur ishin të lidhur (Video)

Largimi nga jeta i gazetares Adelajda Xhamanit në moshën 31­ vjeçare, i tronditi të gjithë.

Të shumtë kanë qenë personazhet e njohur, miq apo bashkëpunëtor që janë prekur nga lajmi i trishtuar, mes tyre edhe Bjordi Mezini, me të cilin vite më parë e ndjera kishte një marrëdhënie dashurie.

Adela dhe Bjordi u bënë të njohur për publikun kur morën pjesë në “Big Brother 2”, ku u dashuruan dhe qëndruan të lidhur për disa vite dhe më pas u ndanë.

Një video e cila po qarkullon së fundmi në rrjetet sociale, tregon momentin kur Adela dhe Bjordi ishin brenda shtëpisë së “Big Brother”.

Teksa qëndrojnë të shtrirë dhe bisedojnë me njëri-tjetrin, një moment gjatë bisedës Bjordi dëgjohet teksa i thotë: “Efektivisht, në qoftë se do të shikosh rastet e tjera, historike, gjithë këto që po jetojmë ne, vdiqën. Romeo dhe Zhuljeta”.

Ndërsa Adela duke qeshur i thotë: “Çfarë do thuash me këtë ti që edhe ne do të vdesim?!”.

Bisedën e gjeni në minutën 5:00.

Shpërndaje në: