Blake Lively vishet në e tëra në të bardha, rrezaton bukuri
Këngëtarja Anne-Marie ka mirëpritur një djalë me bashkëshortin e saj, reperin Slowthai.
Ajo ndau lajmin në Instagram, duke postuar një fotografi të të porsalindurit të mbështjellë me një batanije me arusha dhe një mesazh të ngrohtë: “Një gjë tjetër e vogël dhe e bukur ka hyrë në jetën tonë”.
Çifti ka tashmë një vajzë, Seven, 13-muajshe. Anne-Marie zbuloi më herët se do të kishte një djalë dhe se ky do të ishte fëmija i saj i fundit, duke thënë me humor: “E di dhe mbarova”, shkruan DailyMail, transmeton Periskopi.

Në një intervistë gjatë shtatzënisë, këngëtarja tha se kishte vuajtur nga diabeti gestacional dhe se kishte pasur dëshira të pazakonta, si për biftek – ndonëse nuk kishte ngrënë kurrë më parë.
Ajo foli edhe për sfidën e zgjedhjes së një emri që të përshtatet me origjinalitetin e emrit të vajzës së saj.
Anne-Marie dhe Slowthai u martuan në mënyrë private në vitin 2022. Emri i vajzës së tyre, Seven, është frymëzuar nga numri me fat i këngëtares, të cilin ajo e ka edhe të tatuazhuar. /Periskopi






