Bledi Shkëmbi prezantohet te Liria, e ka një mesazh të madh

Bledi Shkëmbi prezantohet te Liria, e ka një mesazh të madh

Sot në ‘Përparim Thaçi’, para medieve e në prani të strukturave të klubit Liria, trajnerëve, vijuesve të shkollës dhe tifozëve u bë prezantimi para medieve i trajnerit të ri të KF ‘Liria’, Bledi Shkëmbi.

Ai u shpreh shumë i lumtur për ardhjen te Liria, njofton klubi prizrenas.

“Jam i lumtur për ardhjen time këtu dhe për besimin e dhënë.Shpresoj që bashkë me drejtues të klubit të bëjm më të mirën’, ka thënë fillimishtë Shkëmbi.

Ndërkaq, kryetari i Lirisë, Mirsad Çollaku, foli për objektivat afatgjatë të klubit dhe projektin i cili synonë t’i rikthejë namin Lirisë.

“Ky emërimim i trajnerit dhe trajnerit kondicional, Iris Selimi, flasin se krahas investimeve në infrstarukturë Liria synon më të mirën”, ka thënë ai.

19420567_1204969112964022_1602271353102122258_n

 

Ndërkaq, duke folur për synimet me klubin, Bledi Shkëmbi, ka thënë se do të shohë se cilat janë mungesat në klub, dhe më pas të sjell lojtarë edhe nga kampioanti shqiptar, të cilët medoemos do të bëjnë diferencën’.

Ai, tha qe do të ketë shumë punë profesionale, pasiqë ka sjellur me vete edhe trjanerin atletik (kondicional) , Iris Selimi, ‘që poashtu ka rëndësi të madhe për pargatitjen e skaudrës’.

Selimi, vie nga Skënderbeu dhe ak qenë pjesë e U-21 të Kombëtares.

Kryetari, Mirsad Çollaku pohoi se zgjedhjet për prurjet e reja, transferet në skuadër, do të jenë ekskluzivisht zgjedhje e trajnerit Bledi Shkëmbi.

Shpërndaje në: