Bleona Qereti ka kërkesa të çmendura për burrin që i gjeti Ermal Mamaqi (Video)
Të gjithë e kanë kuptuar tashmë pas postimeve të një pas njëshme të Bleona Qeretit.
I ka ardhur në ndihmë miku i saj Ermal Mamamqi me një sugjerim që me sa duket nuk është se i ka pëlqyer shumë këngëtares. Sugjerimi ishte Arlind piktori.
“Nuk mund të puth dikë me mjekër pasi kam lekurë të ndjeshme, Arlindi duhet të bëjë tatuazhin në kraharor ‘I Love Bleona’” tha këngatarja bashkë me mikun e saj në videon e postuar.
Në videon e dytë ajo shtoi se dëshironte që të vinin të gjitha kamerat e TV Klan për të filmuar propozimin në Los Angeles në hotelin ku është xhiruar filmi ‘Pretty Ëoman’ në vitin 1990. “Mund të flas unë me hotelin, ata nuk do e kenë problem. Duhet të vish këtu me kamera, të më propozosh ‘live’ e më pas të shohim për cështjen e fëmijëve. Nuk besoj të jetë problem pasi dukesh ‘alamet djali’. Sigurisht që kjo është një shaka, por nëse do të më propozosh vërtet e të martohesh me mua, dyqani që ka atë unazë quhet ‘Harry Winston’ dhe gjendet pas meje.” thotë Bleona.



