Bleona Qereti nervozohet me Çanin, tenton të largohet nga studioja
Këngëtarja Blerona Qerreti është e ftuar në emisionin “Zonë e Lirë”, ku në diskutime e sipër pati një përplasje me moderatorin e emisionit “Zonë e Lirë”, Arian Çani dhe tentoi të largohej dy herë të largohet nga studio.
Reagimi i Bleonës, erdhi pas shfaqjes në studio të një videoje imituese të aktorit Rezart Veleshnja.
Veleshnja imitonte Bleona Qerretin pas videos ku ajo shfaqej teksa ngrinte vezët e saj për t’i përdorur më pas, ndërsa Veleshnja në videon e tij fuste në frigorifer spermën.
Më poshtë biseda mes Belonës dhe Arian Çanit:
Çani: Qetësohu.
Belona: Nuk ka lidhje me qetësinë. Është skandal mo Arian, është injorancë shumë e madhe shkruan klantv.
Çani: Por ai është aktor i madh, me imiton edhe mua!
Bleona: Nuk e di unë çfarë bën ai, ai bën mirë të zhduket. Këtej flasim për emancipimin e femrave, këtej del një debil që është mashkull, që s’ka lidhje me këtë punë



