Bleona shfaqet në tapetin e kuq thuajse e zhveshur, mediat e huaja i kushtojnë “disa fjalë”
“Një këngëtare shqiptare që ndoshta nuk e keni dëgjuar ndonjëherë, ka vjedhur vëmendjen në tapetin e kuq të “Vanity Fair Oscar Party” pasi u shfaq me një fustan rrjetë. Për të qenë të saktë, kjo nuk është hera e parë që Bleona është shfaqur me një veshje të tillë thuajse lakuriq”, kështu nis një shkrim kushtuar këngëtares shqiptare në britaniken “Metro”.
Bleona është shfaqur edhe kësaj radhe me një veshje provokuese, teksa ka ekspozuar plotësisht gjoksin e saj, nën fustanin rrjetë.
Mesa duket ajo sërish arriti që të tërheqë vëmendjen e mediave të huaja, njëjtë si herën e parë kur u shfaq thuajse me të njëjtin fustan, por duke ekspozuar më shumë nga trupi i saj, edhe pse atëherë ishte cilësuar si një ndër personazhet e veshur me keq.
Ndërsa “Mirror” shkoi më tej me një artikull ku shkruante se këngëtarja i shokoi të gjithë pasi shkoi e zhveshur ne festë, duke thyer kështu kodin e veshjes.







