Blero tregon a e ka vjedhur këngë ‘Ta ha gojën’

Blero tregon a e ka vjedhur këngë ‘Ta ha gojën’
Blero Muharremi, ka folur për herë të parë pas publikut të klipit “Ta ha gojën”.
Projekti arriti rreth 150 mijë klikime në orët e para të lansimit.
Qysh në fillim të publikimit kishte shumë kritika se projekti është vjedhur nga Willy William i cili është autor i këngës “Ego”.

Në deklaratën e tij për Telegrafin, Blero i cili shpërthen si kurrë më parë, hedhë poshtë këto akuza, duke kërkuar nga të gjithë që madje ta raportojnë këngën dhe t’ia dërgojnë vet autorit Willy William që nëse ka shkelje të bllokohet projekti, gjë që sipas tij kjo nuk mund të ndodhë sepse është autentik.

“Shumë herët është të flasim për projektin. Ende s’kanë kaluar 24 orë kështu që tek pas një jave mund të them se si e kanë pritur. Për ndryshe, definitivisht kemi lënë shpirt në këtë projekt, kemi shkrirë mend dhe mbi të gjitha kur dalin komentues anonim dhe akuzojnë është për keq ardhje”.

 “Sidoqoftë, kohëve të fundit publiku shqiptar është hutuar sepse disa njerëz të vetquajtur gazetar, bëjnë shkrime të kota dhe akuza pa më kontaktuar mua dhe autorët tjerë të këngës, vetëm për klikime të tyre. Ata janë fajtorët kryesor pse publiku është i hutuar jo vetëm për mua, por edhe për artistë të tjerë”.

Shpërndaje në: