Blero i ka dy fjalë për Adelina Ismailin (Video)

Blero i ka dy fjalë për Adelina Ismailin (Video)

Bashkë me Prygon dhe Ukin në njërën anë si pronarë të ‘Royal Music’ që derivon nga ‘Elephant’ i dikurshëm dhe Tringa Kay si artiste e kompanisë ‘Mish Mash’, këngëtari i shumë përfolur për jetën e tij vulosi faktin që 2017-ta do jetë mjaft e mbushur me risi në planin profesional.

Por, edhe jeta private e tij mbeti pashmangshëm e trajtuar. Në pjesën e fundit, Blero deklaroi se realisht, gazetarët nuk dinë shumë nga jeta e tij private dhe pjesa që e njohin, paraqet atë që ai nuk do donte që ata ta dinin.

I komplimentuar për sinqeritetin e tij, ai mori shembullin e Adelina Ismailit të cilën siç edhe deklaroi, e ka pëlqyer gjithmonë ‘Shembull Adelina Ismaili. Qysh u kon mas kamere u kon edhe para kamere. Për këtë arsye e kanë dashtë edhe publiku’, deklaroi këngëtari.

Intervista e plotë me ekipin në videon e mëposhtme.

Shpërndaje në: