Blero ka menduar se në futbollin e Kosovës ekziston sistemi VAR
Blerim Muharremi i njohur si Blero ka thënë se nuk e përcjell edhe aq shumë futbollin kosovar, megjithatë, ai pranon se ka njohuri, raporton Insporti.com.
Këngëtari Blero është ftuar në emisionin “Dueli sportiv”, ku ka komentuar jo pak për futbollin kosovar.
Ai ka menduar që Ipko Superliga e ka sistemin VAR.
“A nuk ka në Kosovë VAR?”, ishte pyetja e tij.
Duke e pranuar që s’ka asnjë lidhje me futbollin vendor, Blero i bëri thirrje FFK-së që të instalojë këtë sistem sa më shpejtë.
Në minutat në vazhdim priten “perla” tjera nga Blero, nëse vazhdojnë t’ia kërkojnë opinionet e tij për futbollin kosovar.



