Bleron me Afronën nisin pushimet, shikoni si… (Foto)
Agjenda e ngjeshur gjatë sezonës së verës bën që pjesa dërrmuese e estradës të mos kenë mundësi të pushojnë me familjarët e tyre gjatë muajve të nxehtë të verës.
Por, pasi ta përfundojnë sezonën ata largohen prej obligimeve dhe udhëtojnë për pushime, shkruan lajmi.net.
Njësoj ka vepruar edhe këngëtari Blero Muharremi i cili bashkë me të fejuarën e tij, Afronën janë nisur për pushime, këtë gjë e bëri të ditur vetë Afrona.
Ajo ka postuar një imazh nga aeroplani ku tregoi edhe destinacionin se për ku janë nisur çifti, mbi foto ajo shkroi “Zurich, Singapur, Bali”.
Pra, Afrona dhe Blero kanë vendosur të pushojnë në ishullin Bali të Indonezisë, pushim të cilin e kishte paralajmëruar kohë më parë Afrona duke e bërë llogaritjen e ditëve kohë pas kohe.




