Bleron për pak sa nuk e rrah një shqiptar në Itali sepse nuk ia respektoi dëshirën absurde muzikore (Video)

Bleron për pak sa nuk e rrah një shqiptar në Itali sepse nuk ia respektoi dëshirën absurde muzikore (Video)

Këngëtari i njohur Blero ka kaluar një mbrëmje jo fort të këndshme në një klub nate në Itali.

Një person ka provuar të konfrontohet fizikisht me të, sepse nuk ia ka përfillur dëshirën muzikore.

E gjithë ngjarja ka ndodhur në një klub nate në Bresha të Italisë, ku Blero bashkë me këngëtarë të tjerë ishin aty për t’i argëtuar bashkëatdhetarët që jetojnë atje.

Periskopi ka siguruar një video të personit i cili ishte inatosur me Bleron sepse s’kishte kënduar këngën që kishte dashur ai. Ai Bleros i kishte drejtuar një kërkesë absurde, që të këndojë një këngë për Rumaninë, meqenëse kishte lidhje dashurie me një vajzë rumune.

Kështu ka thënë një person për Periskopin, i cili ishte në vendngjarje.

Në videon e mëposhtme shihet se si personi (me këmishë të bardhë) i ofron para Bleros, e pastaj me agresivitet e kap për dore dhe i thotë diçka në vesh. /Periskopi/

Shpërndaje në: