Bletët futen në fushë dhe ndërprejnë ndeshjen (Foto)
Në ndeshjen e kriketit mes dy shteteve, lojtarët e të dyja skuadrave u shtrinë në tokë kur kjo tufë insektesh pushtuan fushën.
Me rezultatin 117-4 për Shri Lankën , ndeshja u ndërpre dhe bletët u ulën tek një helmetë në fushë.
Ato pastaj u larguan nga mirëmbajtësit e fushës, të cilët reaguan me bombola gazi. /Periskopi.com





