I bleu veshje dhe lodra vajzës, gruaja tronditet kur lind djalë (Foto)

I bleu veshje dhe lodra vajzës, gruaja tronditet kur lind djalë (Foto)

 

Kur Annie Lightfoot zbuloi nga një analizë me ultratinguj se foshnja që ajo priste ishte një vajzë, ajo u emocionua.

Nëna e parë e quajti fëmijën e saj të palindur Coco, dhe harxhoi qindra paund për t’i blerë veshje dhe lodra për të

Pra, imagjinoni habinë e saj kur ajo lindi në spital një bebe të bukur djalë.

Zonja Lightfoot u trondit kur një mami në spital e uroi për lindjen e djalit.

“Isha e gëzuar që kisha një djalë, por unë prisja një vajzë. Ishte pothuajse sikur të më ishte dhënë fëmija i gabuar”, tha ajo

Ajo e adhuron djalin që e ka quajtur Reuben, por pranon se ende dëshiron vajzën që mendonte se po sillte në jetë.

“Gjithmonë kam imagjinuar veten me një vajzë, sonografi më konfirmoi se fëmija im ishte i shëndetshëm dhe pastaj pyeti: “A doni ta dini seksin?”. Kur thashë po, ai u përgjigj:” Është një vajzë “.

Spitali ku gruaja bëri kontrollin nuk pranoi të fliste për ngjarjen

 

Shpërndaje në: