Blindohet Shkodra, policë të armatosur në çdo cep
Jemi vetëm pak minuta para ndeshjes dhe atmosfera në Shkodër është shumë e nxehtë.
Qyteti i Shkodrës po pret tifozë të shumtë të cilët kanë udhëtuar për të parë ndeshjen Shqipëri-Itali në stadiumin “Loro Boriçi”.
Forca të shumta policie po qarkullojnë në rrugët e qytetit për të garantuar sigurinë gjatë ndeshjes, raporton Birn.



