Bllokohet për qarkullim rruga në dalje të pikës kufitare në Jarinjë

Bllokohet për qarkullim rruga në dalje të pikës kufitare në Jarinjë

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se është bllokuar për qarkullim të automjeteve pika kufitare në Jarinjë.

Arsyeja e bllokimit, njoftohet të jetë pastrimi i rrugës nga ana e Serbisë.

Sipas njoftimit, rruga është bllokuar sot nga ora 10 dhe asnjë automjet nuk mund të lëvizë.

“Më datë, 09.03.2026, prej orës 10:10, është bllokuar qarkullimi i automjeteve në dalje të PKK Jarinje, për shkak se në anën e Serbisë, janë duke e pastruar rrugën me bager dhe kamionë, kështu që asnjë automjet nuk mund të lëvizë”, thuhet në njoftim.

Shpërndaje në: