Boateng në një skuadër me futbollistin e Shqipërisë
“Tuttomercatoweb” ka mësuar se Manajn e ka kërkuar skuadra e cila ishte zbulimi i këtij sezoni në kampionatin spanjoll, Las Palmas. Ekipi në të cilin aktivizohet edhe Kevin Princ Boateng, aktualisht gjendet në mesin e tabelës së klasifikimit të kampionatit spanjoll, por kërkon që të përforcojë pozitat e tij në javët në vijim, me objektivin për t’iu afruar zonës së Europës, shkruan Albeu.
Për këtë arsye është planifikuar një merkato e fortë që në janar dhe me sa duket, Manaj është pjesë e interesimit për të shtuar forcën ofensive në repartin e avancuar.
Për Manajn, kjo do të ishte një zgjidhje e mirë, duke pasur parasysh se te Interi nuk do të gjente hapësira dhe se në rastin më të mirë të mundshëm, në Itali do të përfundonte i huazuar te ndonjë ekip i Serisë B.



