Boca niset drejt Madridit në mënyrë spektakolare (VIDEO)

Boca niset drejt Madridit në mënyrë spektakolare (VIDEO)

Futbolli është më shumë se një lojë, por për disa është vet jeta.

Kështu, më 9 dhjetor nga ora 20:30 finalja e dytë e Copa Libertadores mes Boca Juniors dhe River Plate pritet të luhet në ‘Santiago Bernabeu’, transmeton Periskopi.

Futbollistët e Bocas sot morën rrugën për t’u nisur drejt kryeqytetit spanjoll, ndërsa u shoqëruan deri në daljen e qytetit Buenos Aires nga turma e tifozëve.

Flakadanë, fishekzjarre, kënge dhe gjithçka tjetër që ishte më shumë se impresionuese nga tifozët e Bocas tek shoqëruan futbollistët.

Akti i parë në ‘Bombonera’ përfundoi 2 me 2. Në mitikun ‘Santiago Bernabeu’ luhet ndeshja finale, pasi një pjesë e qytetit të dielën do të festojë, ndërsa pjesa tjetër do mërzitet. /Periskopi

https://www.youtube.com/watch?v=1R_eY0_nNu8

Shpërndaje në: