Boca-River: 50 mijë vetë përcjellin stërvjen, një tifoz hyn në fushë dhe e përqafon Tevezin

Boca-River: 50 mijë vetë përcjellin stërvjen, një tifoz hyn në fushë dhe e përqafon Tevezin

Ylli i Argjentinës dhe Boca Juniorsit, Carlos Tevez mori një përqafim nga një tifoz që arriti t’i tejkalonte policët dhe të futej në fushë në një stërvitje ku të pranishëm ishin 49 mijë vetë për të përcjellur thjesht një stërvitje të klubit të dashur në La Bombonera, përcjell nga Dailymail Periskopi.

Boca do të përballet me River Platen dhe stërvitja bëri bujën e botës, si asnjë më parë duke u përcjellur nga tifozët e zjarrtë të klubit nga Buenos Aires.

Këto dy klube do të përballen në stadiumin Monumental të Riverit për të kontestuar finalen e Kopa Libertadoresit [ekuivalenti i Ligës së Kampionëve në Amerikën Jugore] pasi barazuan në ndeshjen e parë 2 me 2.

Superclasico-ja pritet të thyej rekorde të mëdha shikueshmërie.

Shpërndaje në: