Boca-River: Messi dhe Ronaldo marrin ftesë nga Florentino Perez

Boca-River: Messi dhe Ronaldo marrin ftesë nga Florentino Perez

Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo do të jenë të pranishëm në stadiumin epik, Santiago Bernabeu për të përcjellur ndeshjen mes River Plates dhe Boca Juniorsit.

Ndeshja e parë e luajtur në La Bombonera të Buenos Airesit kishte përfunduar me rezultat 2 me 2.

Ftesën dy lojtarëve mendjemëdhenj që nuk ishin prezent gjatë mbrëmjes së kaluar për të nderuar fituesin e ri të Topit të Artë, Luka Modriqin, iu erdhi nga Florentino Perez – presidenti i Real Madridit.

Kjo ndeshje është një ndër finalet më të zjarrta dhe pritet të thyej rekorde të shumta shikueshmërie. Do të zhvillohet më 9 dhjetor.

 

Shpërndaje në: