Bohemian Rhapsody triumfon në Golden Globe

Bohemian Rhapsody triumfon në Golden Globe

Bohemian Rhapsody ishte fituesi i dy çmimeve të mëdha të Golden Globe mbrëmjen e së dielës.

Bohemian Rhapsody fitoi dhe çmimin e filmit më të mirë.

Filmi që rrëfen historinë e legjendarit Freddie Mercury dhe grupit të tij, Queen, triumfoi pavarësisht reagimeve.

“A star is born” me Lady Gagën arriti të fitojë vetëm një çmim, ndonëse ishte nominuar  në 5 kategori.

Green Book ishte një tjetër krijim që arriti të dalë nga mbrëmja e Golden Globe me tre çmime, përfshirë atë të skenarit më të mirë.

Shpërndaje në: