Boksi ofron shpresë për luftëtarët e lagjeve të varfra të Mexico Cityt

Boksi ofron shpresë për luftëtarët e lagjeve të varfra të Mexico Cityt

Tregu gjendet në lagjen historike dhe famëkeqe të Mexico Cityt, “Tepito”, përcjell sot Koha Ditore. Çdo ditë ai punon atje me bashkëshorten, duke shitur vetëm këpucë të femrave, pasi thotë: “Femrat gjithmonë shpenzojnë më së tepërmi në këpucë”.

Pak njerëz do të dyshonin se njeriu shtatshkurtër me hundën e shtypur që po ndihmon konsumatorët është figurë legjendare në Tepito, një njeri me traditë të madhe në boks.

Tepito ka nxjerrë boksierë legjendarë si Raul “Raton” Marcias, Kid Azteca, Octavio Gomez, Rodolfo Martinez e Carlos Zarate. Shumë boksierë të famshëm kanë pasur rrënjë nga Tepito apo kanë stërvitur atje.

“Ka një numër të pafund të luftëtarëve që kanë dalë nga “Tepito”, thotë Valdez në gjuhën spanjolle. “Kështu që tash kur luftojnë, ata thonë se janë nga Tepito dhe njerëzit u japin respekt, pasi janë të guximshëm. Nuk zmbrapsen nga askush”.

Valdez, 63-vjeçar, dy herë fitoi “Dorëzat e arta” të Mexico Cityt dhe ishte një boksier amator i suksesshëm në vitet ‘70 dhe ‘80.

Shpërndaje në: