Boksieri nga Kosova nokautohet keq nga kroati

Boksieri nga Kosova nokautohet keq nga kroati

Granit Shala, boksieri me preardhje nga Kosova ka pësuar një humbje brutale.

Ai është mposhtur nga boksieri kroat, Petar Milas.

Në raundin e dhjetë, kroati i dha disa grushte të fuqishme kosovarit, i cili nuk arriti t’i përballonte dhe u rrëzua në parket.

Kjo ndeshje u zhvillua në “Weber Arena” në Oberhausen të Gjermanisë dhe ishte e vlefshme për IBF International Heavy./Periskopi/

Shpërndaje në: