Boksieri i njohur shqiptar shpreh simpati për Frashër Krasniqin dhe grushtet e tij (Foto)

Boksieri i njohur shqiptar shpreh simpati për Frashër Krasniqin dhe grushtet e tij (Foto)

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Frashër Krasniqi dhe ai nga radhët e Nismës, Milaim Zeka, janë përleshur fizikisht gjatë përballjes në emisionin ‘Info Magazine’ në Klan Kosova, transmeton Periskopi.

Situata eskaloi kur deputeti Zeka e quajti ‘dhunues’ e ‘rrugaç’ deputetin e VV’së Frashër Krasniqin, i cili u ngrit dhe e goditi me grushte Zekën.

Pas kësaj, Krasniqit iu caktua masa e mbajtjes prej 24 orëve nga Policia e Kosovës, transmeton Periskopi.

Krasniqi përmes një publikimi në rrjetin social “Facebook” shprehi keqardhje për atë që kishte ndodhur në emision, dhe tha se nuk do të dëshironte që çështjet politike të zgjidheshin në këtë mënyrë, transmeton Periskopi.

“Të dashur qytetarë, Më vjen keq për situatën që u krijua sot. Dola në debat me Milaim Zekën, duke mos e llogaritur se sa e vështirë është të përmbahesh në debat me një njeri të tillë. Pavarësisht mesazheve mbështetëse, nuk do të dëshiroja që çështjet politike të zgjidhen në këtë mënyrë. Pushtetit kriminal të Klanit Pronto nuk i ka mbetur përfaqësues tjetër përveç Milaim Zekës. Me ta nuk mund të bisedosh për politikë, ekonomi, etj. E vetmja gjuhë që dijnë është gjuha e shpifjeve dhe fyerjeve të rënda. Ata, përballë argumenteve dhe fakteve tona, kanë vënë shpifjet dhe gjuhën denigruese që është bërë e padurueshme. Milaim Zeka, që është mashtrues i mërgatës shqiptare, shok i ngushtë i Xhabir Zharkut që ndjeket nga Republika e Kosovës për krim të organizuar, keqpërdorues i hapësirës publike të Televizionit Publik, seksist dhe fyes i grave dhe vajzave, ofendues i qytetarëve të Kosovës, bashkëpunëtor i kriminelëve të Klanit Pronto, etj… ka degraduar çdo debat politik. Edhe njëherë, ndjej keqardhje ndaj jush për krejt këtë situatë”, shkroi Krasniqi në profilin e tij.

Publikimi i tij mori shumë komente e shpërndarje në rrjetet sociale. Në mesin e personave që ‘mbështetën’ këtë kërkimfalje të Krasniqit ishte edhe boksieri i njohur shqiptar, Luan Krasniqi, i cili pak pas publikimit, pëlqeu publikimin e Krasniqit në Facebook./Periskopi

Shpërndaje në: