Boksieri shqiptar pritet të ndeshet me ‘bishën’ Tyson Fury

Boksieri shqiptar pritet të ndeshet me ‘bishën’ Tyson Fury

Boksieri shqiptar nga Maqedonia, Sefer Seferi, po pritet të jetë kundërshtar i ish-kampionit të botës në peshën e rëndë, britanikut Tyson Fury, më 9 qershor në Manchester.

Fury do të boksojë për herë të parë pas dy vjet e gjysmë pauzë. Ai është duke synuar të kthehet sërish te meçet për tituj bote, shkruan sot Koha Ditore.

Fury 29-vjeçar në nëntor të vitit 2015 befasoi ukrainasin Ëladimir Klitschko duke ia rrëmbyer titujt IBF, ËBA, ËBO dhe IBO në peshën e rëndë dhe kështu i dha fund dominimit të ukrainasit.

Fury më pas pati probleme me agjencinë britanike të anti-dopingut si dhe u tërheq dy herë nga një rimeç me Klitschkon. Së pari u tërhoq për shkak të një lëndimi, ndërsa herën e dytë për shkak të shëndetit mental.

Britaniku tash është duke synuar të kthehet në majë dhe ia ka vënë syrin përballjes me yllin e peshës së rëndë, Anthony Joshua.

Shpërndaje në: