Boksieri shqiptar u shpall kampion i Botës, ja çka po përgatitet për të në Gjilan (Foto)

Boksieri shqiptar u shpall kampion i Botës, ja çka po përgatitet për të në Gjilan (Foto)

Komuna e Gjilanit është duke bërë përgatitjet e fundit rreth organizimit të pritjes së Rrustemit me një koncert në sheshin “Agim Ramadani”, me pjesëmarrje të rock grupeve dhe këngëtarëve të mirënjohur të muzikës popullore.

Kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka thënë se Erzen Rrustemi është krenaria e Gjilanit, Kosovës dhe e mbarë shqiptarëve, duke thënë se meriton t’i bëhet një pritje madhështore.

“Atë që e ka bërë Erzeni, nuk e ka bërë asnjë shqiptar deri më sot. Të shpallesh kampion bote në boks, është vërtetë arritje e jashtëzakonshme. Prandaj, Gjilani e mirëpret kampionin me një pritje të veçantë, ashtu siç i ka hije”, tha Haziri.

Gjilani me koncert pret kampionin e botës në boks

Shpërndaje në: