Boksierja puth rivalen e saj (Video)
Suedezja Mikaela Lauren, bëri një veprim të paparashikueshëm, kur u gjend përballë rivales së saj, Cecilia Braekhus
Ndërkohë që dy rivalet po shikoheshin në sy, Lauren i jep një të puthur të shpejtë në buzë, që shkaktoi të qeshura.
Reagimi Cecilia Braekhus ishte i shpejtë, por shuplaka e saj më shumë se për t’i shkaktuar dëme kundërshtares, ishte një veprim instiktiv.
Mikaela Lauren do ta sfidojë kundërshtaren Braekhus për titujt WBA, WBC, IBF dhe WBO.



