Bolt ndahet i zhgënjyer nga futbolli
Rekordmeni xhamajkan në vrapime të shkurtëra, Usain Bolt është ndarë i zhgënjyer edhe me një skuadër futbollistike.
Bolt nuk ka arritur marrëveshje për kontratë profesionale me skuadrën australiane, Central Coast Mariners.
Sot është zyrtarizuar largimi i Bolt nga kjo skuadër, pavarësisht se shënoi një gol dy javë më parë.
“Dua të falenderoj pronarët, drejtuesit, stafin, lojtarët dhe mbështetësit për mikpritjen që ma bënë. I dëshiroj skuadrës rezultate pozitive, ndërsa unë tani po largohem” ka thënë Bolt.
Central Coast Mariners ishte skuadra e katërt që i dha shansin Boltit për të provuar veten në futboll, pas Dortmund, Sundown e Stromsgodset./Periskopi/



