Bomba e mbrëmjes: Gjiganti anglez interesohet për Arbër Zenelin
Lajmi i mbrëmjes vjen nga Anglia.
Chelsea është e interesuar për shërbimet e yllit të Kosovës, Arbër Zenelin, i cili po impresionon me paraqitjet e tij këtë sezon, transmeton Periskopi.
‘Blutë’ do ta ndjekin nga afër Zenelin në ndeshjet miqësore, duke dërguar skautët e tyre, dhe kësisoji para mbylljes së afatit të janarit pritet të kompletohet transferimi.

Zeneli, që aktualisht luan te Heerenveen, ka bërë 9 asistime dhe ka shënuar tre gola në kampionat deri më tani.
Talenti kosovar çdo ditë e më shumë po i tregon aftësitë e tij, derisa ishte i lidhur me transferimin te Fenerbahce ditë më parë, por tani duket se do t’i duhet të ndryshoj mendje. /Periskopi



