Bomba: Manchester United dëshiron shërbimet e yllit të Arsenalit
Sipas një raporti në Itali nga tabloidi anglez ‘Sky’ Manchester United është duke e përgatitur një ofertë që do ta tejkalonte ofertën e Manchester Citit për Alexis Sanchezin.
Manchester United është gati të ofrojë edhe Henrikh Mkhitaryan në një shkëmbim të mundshëm, transmeton Periskopi.
‘Sky’ në Itali gjithashtu merr vesh se Manchester United është i gatshëm të paguajë më shumë se Manchester Citi për shërbimet e Sanchezit dhe se do t’ia mundësonte një pagë më të madhe.

Sipas këtyre raporteve në një marrëveshje të mundshme, Sanchez do të përfitonte 15 milionë euro në vit.
Ndërkohë, skuadra e Pep Guardiolës e bëri një ofertë prej 67 milionë euro për Sanchez, por marrëveshja u prish kur Arsenali e kuptoi se nuk mund t’i sigurojnë shërbimet e Thomas Lemar, si zëvendësuesi i kilianit. /Periskopi



