“Bomba” nga agjenti i Gareth Bale, tregon se vetëm për cilën skuadër do të largohej klienti i tij

“Bomba” nga agjenti i Gareth Bale, tregon se vetëm për cilën skuadër do të largohej klienti i tij

Real Madrid po mendon ta shesë Gareth Bale këtë verë, për të krijuar vend për Kylian Mbappe. Shitja e yllit uellsian do të krijonte fondet e duhura për Real Madrid që të merrte në Spanjës sulmuesin 18-vjeçar të Monaco. 

Sipas “Don Balon”, Paris Saint-Germain është klubi favorit për të nënshkruar me Bale, teksa “Diario Gol” ka konfirmuar se klubi francez është interesuar për sulmuesin. Por duket se Parisi nuk është një zgjidhje për lojtarin.

Në fakt, menaxheri i tij, Jonathan Barnett, i ka informuar kampionët e Europës në fuqi se ai do të largohej nga Real Madrid vetëm për një klub: Manchester United. Ai nuk ka dëshirë të transferohet në Francë.

United, nga ana tjetër po e ndjek prej kohësh me interes situatën. 27-vjeçari duket se ëndërron një kthim në Angli, gjithmonë nëse Real Madrid mendon ta shesë. United është një nga klubet pakta në botë që do të mund ta përballonte çmimin e uellsianit dhe rrogën e tij.

Shpërndaje në: