Bombat në Dortmund, ja çfarë do të ndodhë në ndeshjen e kthimit Barcelona – Juventus (Foto)
Barcelona do të jetë shumë e kujdesshme me sigurinë në ndeshjen e kthimit kundër Juventusit në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve.
Shpërthimet ndaj autobusit të Borussia Dortmundit para ndeshjes me Monacon, kanë ndezur alarmin e sigurisë anebmanë Evropës.
Andaj, Barcelona do të marrë masa që siguria të jetë e lartë në ndeshjen e kthimit kundër Juventusit në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve, shkruan e përditshmja sportive katalane “Mundo Deportivo”.
Juventus e fitoi duelin e parë në Torino me rezultat të thellë 3:0, përcjell “lajmi.net”.
Por, Barcelona do ta tentojë rikthimin në Camp Nou.




