Bombë’ nga Ronaldo: Nëse një nga këta dy futbollistë transferohet në Real Madrid, do të largohem nga Bernabeu (Foto)

Bombë’ nga Ronaldo: Nëse një nga këta dy futbollistë transferohet në Real Madrid, do të largohem nga Bernabeu (Foto)

Cristiano Ronaldo ka kërcënuar Real Madridin se do të largohet nga klubi nëse ndodh transferimi i ndonjërit prej dy yjeve më të përfolur në periudhën e fundit.

Reprezentuesi portugez nuk dëshiron që “Los Blancos” ta transferojnë asnjërin mes Eden Hazard ose Antoine Griezmann, raporton “Don Balon”, përcjell “lajmi.net”.

Ronaldo ende ka ndikim të madh në Real Madrid.

 

Madje, ai konsiderohet si një prej atyre që ndikon edhe në politikën e transferimeve në klub.

Mesfushori i Chelseas, Hazard dhe sulmuesi i Atletico Madridit, Griezmann janë përmendur si objektiva të klubit nga Santiago Bernabeu.

Shpërndaje në: