Bonucci dhe Chiellini kacafyten si fëmijë për fanellën Messit (VIDEO)
Leonardo Bonucci kishte insistuar vazhdimisht që ti merrte fanelën Lionel Messit. Mbrojtësi italian i kërkoi në dy-tri raste Messit që ti rezervonte fanelën.
Por insistimi i tij nuk i pëlqeu Chiellini që në një rast e qortoi. Megjithatë Bonucci ia arriti qëllimi pasi që Messi i fali fanelën pas ndeshjes.
“U gëzova për dy arsye pas ndeshjes. Ne u kualifikuam dhe unë e sigurova fanelën e Messit. Djali im është i lumtur për këtë” ka thënë Bonucci pas ndeshjes.
https://www.youtube.com/watch?v=_UwMjNgXgEM



