Bonucci: Nuk kam arsye që të kërkoj falje

Bonucci: Nuk kam arsye që të kërkoj falje

Leonardo Bonucci ka thënë që nuk ka nevojë që t’i kërkojë falje tifozëve të Juventusit pas rikthimit të tij në Torino nga Milani

Mbrojtësi italian edicionin e kaluar u shit për 42 milionë euro te Milan, ndërsa këtë verë u rikthye te Juve në një marrëveshje shkëmbimi me Mattia Caldara, transmeton Periskopi.

Bonucci sa ishte pjesë e Milanit i kishte shënuar Juventusin në shtëpi ku kishte festuar golin dhe kjo nuk i kishte pëlqyer tifozëve të ‘Zonjës së Vjetër’.

Image result for bonucci goal vs juventus

Por, 31-vjeçari insiston se nuk ka nevojë të kërkojë falje dhe se do të tregojë gjithçka në fushë.

Sipas Sky, tifozët jashtë qendrës trajnuese të Continassa e pyetën mbrojtësin nëse do të kërkonte falje.

“Nuk më duhet t’u përgjigjem këtyre fjalëve,” ka thënë Bonucci.

“Unë kam për të dëshmuar gjithçka në fushë,”. /Periskopi/

Shpërndaje në: