Bonucci: Qe pse u largova nga Juventusi (Foto)

Bonucci: Qe pse u largova nga Juventusi (Foto)

Leonardo Bonucci është sqaruar se pse është larguar nga Juventusi.

Mbrojtësi italian bëri bujë kur u transferua nga Torino në San Siro për shumën e 40 milionë eurove. Bonucci konsiderohet si mbrojtësi më i mirë në botë.

Ai pas 7 viteve të kaluara me bardhezinjtë u largua në drejtim të rivalit të përbetuar, Milan.

Image result for bonucci milan

 

Sezonin e kaluar ish mbrojtësi i Interit, Barit u përplas me trajnerin e Juves, Masimiliano Allegri.

“Kur jeni pjesë e një grupi për shtatë vjet, atëherë ju lini diçka, shpresoj, të bukur brenda secilit prej ish-bashkëlojtarëve tuaj. Kam pasur shtatë vite intensive me Juventusin, gjatë të cilave kam dhënë shumë për të dhe klubi për mua,” ka thënë Bonucci.

Image result for bonucci milan

 

Por, sipas qendërmbrojtësit italian kjo lidhje kishte filluar të zbehej në sezonin e fundit.

“Në këtë pjesë të fundit të sezonit, kjo lidhje filloi të zhdukej paksa në të dy palët dhe kështu u vendos që ne t’i ndajmë rrugët. Kam qenë mjaft më fat që mora ofertë nga Milani. Nga tani e tutje, do të mendoj vetëm për Milanin,” ka theksuar Bonucci. /Periskopi/

Shpërndaje në: