Bordi i Manchester United merr vendimin për Mourinhon

Bordi i Manchester United merr vendimin për Mourinhon

Bordi drejtues i Manchester Unitedit ka vendosur për të ardhmen e trajnerit Jose Mourinho.

E ardhmja e Mourinhos te ‘Djajtë e Kuq’ është vënë në pikëpyetje të madhe, pas disfatës së fundit të pësuar nga Brighton & Hove Albion në Premierligë, përcjell Insporti

Mourinho këtë vit nënshkroi kontratë që e mban atë te Manchester United së paku deri në vitin 2020, por portugezi nuk ka qenë i kënaqur me bordin lidhur me afatin kalimtar.

Përkundër humbjes shokuese nga Brightoni, sipas The Guardian, bordi ka vendosur t’i qëndrojë prapa 55-vjeçarit.

Mdeshja e radhës e Unitedit është ndaj Tottenhamit të hënën e ardhshme në shtëpi, andaj Mourinho do të ketë kohë më shumë se një javë që nën presion ta përgatisë skuadrën për një fitore.

Djajtë e kanë fituar takimin e parë të këtij edicioni në kampioniat, në shtëpi ndaj Leicesterit.

 

Shpërndaje në: